Greqia ka vendosur që nga viti 2025 të gjitha taksitë e reja në Athinë dhe Selanik duhet të jenë elektrike ose me emetim zero, njoftoi kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ai iu referua gjerësisht angazhimeve të ligjit për klimën dhe përveç taksive, vuri në dukje se kjo masë do të zbatohet për 1/3 e automjeteve me qira.

Përveç kësaj, ai theksoi se nga viti 2030 do të ndalohet shitja e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme.

Artikulli paraprak“DO TË HEDH ACID NË FYTYRË”, KËRCËNONTE SHOQEN E PARTNERIT, DËNOHET DEPUTETJA
Artikulli tjetërPARAZITI NË JASHTËQITJEN E MACEVE QË MUND TË KUROJË KANCERIN