Gjykata e Lartë e Kroacisë ka rikthyer për shqyrtim nga fillimi çështjen e ekstradimit të Ismail Morinës për në Serbi.
Mësohet se vendimi për ta kthyer nga fillimi gjykimin është marrë dje. Rrjedhimisht, ekstradimi i Morinës për në Serbi është bllokuar të paktën për momentin deri në përfundimin e gjykimit.
Ismail Morina kërkohet nga Serbia me akuzën se ngriti dronin me hartën e Shqipërisë Etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri, pas të cilit huliganët serb ushtruan dhunë ndaj futbollistëve shqiptar.