Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, në një deklaratë për mediat, tha se qeveria ka vendosur që të dëmshpërblen ish-të dënuarit politik.
Manja tha se nga ky vendim do të përfitojnë 9 subjekte, ndërsa shtoi se janë në bisedime me Ministrinë e Financave për dosjet që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afatit që ishte përcaktuar, për të përfituar dëmshpërblim financiar.
“Nga kjo mbledhje e sotme kam lajme të mira për 9 subjekte përfituese ish-të dënuarish politik që qeveria ka vendosur dëmshpërblim financiar. Kjo është për të garantuar të drejtat për ta. Vendimi i qeverisë sot ka përcaktuar vlerësimin për kompensim financiar. Është diskutuar dhe problematika e disa dosjeve përfituese që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afatit të caktuar. Por jemi duke biseduar më Ministrinë Financave për këtë çështje”, u shpreh ai.