Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që pranoi sot regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” mes LSI-së dhe PDK-së, pa Sali Berishën.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje dhe se demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin ‘Shtëpia e Ilirit’, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me ‘Shtëpinë e Ilirit’.

Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve. ✌️🇦🇱”, deklaron Gazment Bardhi.

Artikulli paraprakILIRJAN CELIBASHI: NUK MUND TË PRANOHET KOMISIONI I RITHEMELIMIT I BERISHËS NË KOALICION ME LSI
Artikulli tjetërSHKODËR, 30 VITE NGA RIHAPJA E SEMINARIT NDERDIOQEZAN