Një termet i papritur ra në shtëpinë e Juventusit këtë javë, pasi një sërë drejtuesish klubi dhanë dorëheqjen. Një prej tyre, i cili nuk e pa veten në gjendje për të vazhduar punën në Torino ishte Presidenti i bardhezinjve, Andre Agnelli.

“Zgjedhja ka ardhur pas një marrëveshjeje të përbashkët me John Elkann. Juventusi është më i madh se çdo njeri që mund të jetë në krye të tij.

E ardhmja-: “Mbetem tifozi numër një i Juventusit dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë asgjë për programet dhe objektivat e skuadrës, një formacion në lartësinë e duhur, që mund të fitojë çdo gjë.

Kam thënë që në vitin 2019 që ky sistem nuk funksiononte dhe duhej rregulluar nga brenda. Duhet ndryshuar” – tha Agnelli pas vendimit.

Artikulli paraprakSULMI NË AMBASADËN NË SPANJË, MINISTRI I JASHTËM UKRAINAS BËN THIRRJE PËR RRITJEN E SIGURISË NË TË GJITHA INSTITUCIONET
Artikulli tjetër“IKONA” E FUTBOLLIT NUK GJEN PAQE, PELE RIKTHEHET NË SPITAL