Në një mbledhje urgjente pas dekretit të presidentit të Republikës Ilir Meta për të anulluar 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe pas lëvizjeve të sotme, të paligjshme, të mazhorancës,
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.