Garda e Republikës së Shqipërisë do të lejohet që të përdorë lëndë kimike për kontrollimin e turmave. Në vendimin e Këshillit të Ministrave për përdorimin e armatimeve, dhe pajisjeve të tjera për përdorimin e forcës nga garda e Republikës së Shqipërisë, është lejuar edhe përdorimi i lëndëve kimike neuroparalizuese. Ky vendim hyn në fuqi, ndërkohë që është ngarkuar ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

VENDIMI

PËR MIRATIMIN E LLOJEVE TË ARMATIMIT, TË LËNDËVE NEUROPARALIZUESE, TË MJETEVE DHE TË PAJISJEVE TË TJERA KUFIZUESE, PËR PËRDORIMIN E FORCËS NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 62, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë përdorin armatimin e pajisjet aktuale.

3. Vendimi nr.830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Artikulli paraprakLAPORTA OPTIMIST: ME STILIN DHE TEKNIKAT TONA TË LOJËS BARCELONA DO TË JETË E PAMPOSHTUR
Artikulli tjetërVRANËSIRA DHE RESHJE SHIU NË GJITHË VENDIN, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT