KQZ votoi sot me 7 vota pro ndarjen e re të mandateve.
Ky vendim ishte shtyrë prej disa ditësh, për shkak se përfaqësuesit e partive politike në KQZ kërkonin kohë për tu njohur me materialet. Sipas ndarjes së re i hiqet një mandat Korçës, Kukësit dhe Beratit. Tiranës i shtohen 2 mandate, Durrësit një mandat.
Ndarja e mandateve sipas qarqeve
Berati me 7 mandate
Durrësi me 14 mandate
Dibra me 6 mandate
Elbasani me 14 mandate
Fieri me 16 mandate
Gjirokastra me 5 mandate
Korça me 11 mandate
Kukësi me 3 mandate
Lezha me 7 mandate
Shkodra me 11 mandate
Tirana 34 me mandate
Vlora 12 mandate