Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme do të ketë një rritje të çmimit të karburanteve. Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas shtrenjtimit të tyre në bursat ndërkombëtare.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se sipas vendimit të fundit, të marrë sot, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë për litër, nga 219 lekë për litër që ishte deri tani. Është rritur më lehtë çmimi edhe për benzinën, që do të tregtohet me 209 lekë për litër, nga 205 lekë për litër që ishte deri tani. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Artikulli paraprakISHIN SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR, ARRESTOHEN DY PERSONA NË RINAS DHE NË MURIQAN! 3 NËN HETIM PENAL PËR TRAFIK NARKOTIKËSH E KORRUPSION
Artikulli tjetërCOVID-19, PËRMIRËSIMI I SITUATËS UL VAKSINIMET NË POSTRIBË