Qeveria vendos t’i falë kamatëvonesën për faturat e pashlyera të energjisë elektrike ndër vite mbi 22 mijë familjeve me ndihmë ekonomike dhe 4 mijë biznese të vogla. Kjo u bë më dije nga vet kryeministri Edi Rama në një konferencë të posacme ne kryrministri.
Ata që përfitojnë janë qytetarët dhe biznese që kanë paguar në mënyrë të rregullt detyrimet sipas kontratës me OSHEE-në Deri më tani, familjet ne nevoje paguanin këste prej 1 mijë lekësh të reja, por nga sot deri më 31 janar të vitit 2016 do të kenë mundësinë t’i drejtohen zyrave të OSHEE-së për të lidhur kontratat e reja për shlyerjen e borxheve për energjinë elektrike pa kamatëvonesën. Në mënyrë simbolike për lidhjen e kontratës së re, këto familje do të paguajnë vetëm 1 qind lekë të vjetra, e kështu do të shlyhen nga barra e kamatës. Ky lajm vjen si shpërblim për mbi 22 mijë familjet me statusin e përfituesit të ndihmës ekonomike të cilat kanë respektuar aktmarrëveshjet e lidhura me OSHEE-në duke paguar çdo muaj këstin prej 1 mijë lekësh, njëkohësisht edhe faturën mujore të konsumit të energjisë. ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili doli në një konferencë të posaçme për të njoftuar këto lehtësi për familjet në nevojë dhe biznesin e vogël.
DEKLARATA PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT EDI RAMA
“Vlera totale e detyrimit ndaj OSHEE-së së familjeve me ndihmë ekonomike llogaritet 9.7 miliardë lekë, 5.4 miliardë janë detyrime për principalin, 4.3 miliardë detyrime që rrjedhin nga kamatëvonesa. 22 mijë familje i kanë respektuar me korrektesë kushtet e aktmarrëveshjes duke likuiduar çdo muaj, bashkë me faturat aktuale dhe këstin prej 1 mijë lekë të reja. Është vendosur që këtyre konsumatorëve shembullorë, barra e kamatëvonesave tu hiqet përfundimisht përkundrejt një pagese në një herë të vetme prej 10 lekësh të reja. Mjafton të paguajnë 100 lekë të vjetra dhe fshihet nga sistemi gjithë barra e kamatëvonesës. Kushti për të përfituar këtë ulje drastike, këtë pagesë simbolike është paraqitja në sportelet e OSHEE-së kryerja e pagesës 100 lekë të vjetra, ndryshimi i kontratës për vazhdimin normal të detyrimeve të prapambetura pa kamatën me këste të njëjta si tani, deri në 31 janar të vitit të ardhshëm”, – u shpreh kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, rreth 3 mijë familjeve të tjera me ndihmë ekonomike të cilat nuk kanë respektuar aktmarrëveshjen me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do tu jepet një mundësi e dytë. “Do tu jepet mundësia që deri në 30 qershor 2016 të ndjekin shembullin e përfituesve të sotëm, që nëse do të paguajnë deri në 30 qershor 2016 faturën mujore të konsumit të energjisë dhe këstin 1 mijë lekë edhe ata do të përfitojnë shlyerjen e kamatëvonesave”, – tha Rama. Ndërkohë, janë rreth 7 mijë persona të cilët kanë fatura të pashlyera të energjisë por që nuk kanë iudhur akt-marrëveshjen me OSHEE-në. “Atyre do tu jepet një mundësi e re nga OSHEE që të hyjnë në një marrëveshje të re, me këst prej 12 mijë lekë të vjetra”, tha Rama. Janë edhe 4 mijë e 97 biznese të vogla të cilat kanë shlyer principalin dhe i ka mbetur për të paguar vetëm kamatëvonesa. Me vendimin e qeverisë ky detyrim do t’i falet. Bizneseve të vogla i duhet të paraqiten në zyrat e OSHEE-së dhe të paguajnë në mënyrë simbolike 100 lekë të reja. Në total këto biznese përfitojjnë 2.9 mln dollarë dhe vlera mesatare e përfitimit për çdo subjekt 70945 lekë. “2314 subjekte te tjera te kategorisë biznes që kanë një vlerë detyrimi të prapambetur më të vogël se 50 mije lekë të vjetra dhe kanë detyrim më të lartë për kamatvonesë më të lartë se 50 mije të vjetra do të përfitojnë nga reduktimi i kamatvonesës me vetëm 1000 lekë të reja, pra me vetëm këtë shumë fshin gjithë kamatvonesën”, – tha Rama. Sipas kryeministrit ky vendim vjen pas suksesit të reformës së ndërmarrë në sektorin e energjisë .