Drejtuesit vendor të Shkodrës të pranishëm në takimin me policinë për parandalimin e bimëve narkotike deklaruan se një prej shkaqeve kryesore që detyron këta persona të merren me trafikun e drogës janë kushtet social-ekonomike.
Në të njëjtën linjë me prefektin është edhe nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj duke deklaruar se fenomeni i kultivimit të drogës luftohet duke investuar në ato zona të harruara malore. Mbështetje, angazhim dhe bashkëpunim për luftimin e kultivimit të bimëve narkotike dhanë edhe kryetari i bashkisë Malësisë e Madhe Tonin Marinaj dhe nënkryetari i bashkisë Pukë Astrit Kuçi.