Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike ka mbledhur në një takim të përbashkët drejtuesit vendor duke qenë se situata edhe këtë vit është problematike.
Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi pranoi se Shkodra është potencial, prefekti Paulin Radovani kërkoi më shumë kontroll edhe ndaj administratorëve apo kryepleqve. Drejtori i policisë Lorenc Panganika tha se policia e vetme nuk e lufton kanabisin. Administratori i Pultit në Dukagjin Tom Marku tha se po evidentohet lëvizja e banorëve atje por edhe tokat e tyre dhe pronësia.