Vllaznia kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Korabin në çerekfinale, në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Pjesa e parë foli e gjitha për shkodranët, të cilët gjetën edhe rrugën e rrjetës me Arsid Krujën në minutën e 16’, i cili me një gjuajtje të fortë e ndali topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte më ndryshe, ku të dyja skuadrat u shfaqën më pak kërkuese.

Rasti i vërtetë i artë do të vinte në minutën e 90’, kur sulmuesi i Korabit, Skuka, shfaqet i vetëm me portierin Zogoviç, i cili e ndal fillimisht, ndërsa në gjuajtjen e dytë të sulmuesit të Korabit, ishte Mevlan Adili i cili ndali topin mbiu vijën fatale, duke kualifikuar kështu shkodranët për në gjysmëfinale.

Artikulli paraprakMETA LETËR KQZ DHE INSTITUCIONEVE: SITUATA PARAZGJEDHORE ËSHTË CENUAR RËNDË, SULMI NË FRD DHE NGJARJET NË ELBASAN PROVË SE MAZHORANCA PO MINON PLURALIZMIN
Artikulli tjetër“NJË MENAXHER NË POLITIKË”, BENET BECI INTERVISTË ME GAZETAREN MIRA KAZHANI. BECI: SHKODRËN E SHOH SI NJË PROGRAM TË MADH E JO SI NJË DETYRË PËR TË ZGJIDHUR GJËRAT E VOGLA