Pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dhe me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev.
Mes të tjerash, Rama thekson se ka diskutuar me Kreun e këtij Shteti edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, prej ku ka marrë angazhimin e Presidentit Aljev “për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”.
Mesazhi i Ramës:
Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit💥🌊
(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)
🇦🇱🤝🇦🇿