Në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Martin Camaj, u mbajt një konferencë shkencore me temë: “Camaj-Letërsia tjetër”, e organizuar nga Senati Demokristian, Dekanati i Fakultetit të Shkencave Shoqërore pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”.

shkrimtaret e shquar Bardhyl Londo dhe Primo Shllaku vlerësuan lart figurën e Camajt per veprën e madhe që ka lënë në fushën e letërsisë, të gjuhësisë dhe në aspekte të tjera të çështjes shqiptare.Pas konferencës u përurua monumentit kushtuar albanologut të shquar Martin Camaj I cili do te qendroje I cili do te zeje vend pikerish prane vendit te dijes se brezi te ri,bibliotes universitare”Martin Camaj “.Është përfshirë po thuaj se në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. Ai është edhe një ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet mbi gjuhën shqipe, historinë dhe të sotmen e saj. Ndër studimet kryesore mund të përmendet: Meshari i Gjon Buzukut, Romë 1960; Tekst mësimor i gjuhës shqipe, Wiesbaden 1969; E folmja shqipe në provincën e Avelinos, Firence 1971; Gramatika shqipe, Wiesbaden 1984 si dhe antologjinë e Këngës shqiptare, Dussledorf 1974.

Artikulli paraprakDREJTORI I MUZEUT: STAFI AKTUAL S’PËRBALLON 10-ISH KOMUNAT
Artikulli tjetër31 VJEÇARI GRABITET ME ARMË, AUTORI I PAIDENTIFIKUAR