Myftinia Shkoder ka inauguruar pllakaten prane shtepise se familjes Baja, nje nga te paktat familje qe kontribuan fort per rikthimin e besimit ne Shkoder.
Te pranishem ishin perfaqesuesit me te larte besimit islam ne Shkoder, dhe banore te zones.Myftiu i Shkodres Imam Muhamed sytari theksoi se kjo banese do te mbetet simbol i lirise dhe shprehjes se besimit jo vetem ne metropolin verior por ne te gjithe Shqiperine ndersa perfaqesuesi i familjes Baja, u shpreh i emocionuar per nderimin qe i behet familjes se tij. Familja Baja e cila banon ne rrugen “Nazmi Kryeziu” mes kurajos duke mposhtur friken ne vitet 1990-1992 do te vendoste ne dispozicion ambientet e shtepise se tyre duke sherbyer si zyrat e para te Myftinise Shkoder dhe Bashkesise Islame Shqiptare ne ate kohe te veshtireve te ndryshimit te sistemit komunist.Aktiviteti erdhi ne kuader te mjaft organizimeve qe jane realizuar ne nder te 25 vjetorit te rihapjes se Xhamise se Plumbit.