Vendoset renditja e partive në fletën e votimit
Shorti me gogla renditi të fundit PS, para saj LSI Goglat në KQZ, përcaktuan renditjen e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas përzgjedhjes së rastësishme, mes 15-të partive që do t’u paraqiten shqiptarëve për votim, Partia Socialiste do të gjendet e 15-a në fletë, kurse Lëvizja Socialiste për Integrim renditet e parafundit në fletën e votimit. Më herët, mbledhja në Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve u përfshi nga debatet. Anëtarët e miratuar nga opozita dhe përfaqësuesi ligjor i partisë demokratike, kërkuan që KQZ të respektojë afatin 5 ditor për ankimimin në kolegjin zgjedhor i cili Pritet të shqyrtojë ankimimin e regjistrimit të listave shumëemërore, që sipas opozitës u bë jashtë afateve. Argumentat e opozitës mbështen në nenin 67 të kodit zgjedhor ku thuhet se partia politike që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor depoziton listën shumëemërore të kandidatëve të saj për cdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Për afatet që llogariten me ditë, flet neni 56 i kodit të procedurës administrative. Në pikën dy të tij thuhet se kur afati caktohet me ditë në llogaritjen e tij përjashtohet dita kur ka ndodhur ngjarja, nga e cila fillon të ecë afati. Si rrjedhojë afati i fundit llogaritet data 28 dhe jo 29 prill, argumenton opozita. Gjithësesi kjo është hera e parë që në fletën e votimit zgjedhësit nuk i kanë si mundësi për votim partitë e opozitës. Ndërsa kandidatët e partive qeverisëse, të cilat për zgjedhjet e 18 qershorit nuk janë regjistruar si koalicion. Qytetarët do të mund t’i njohin edhe përmes një aplikacioni. Ai përmban jetëshkrimin e çdonjërit prej tyre, një risi qe vjen pas zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Edhe për këtë zgjedhje shqetësimet për praninë e kandidatëve me rekorde kriminale ekzistojnë.