Për herë të parë në spitalin e Shkodrës është vendosur sistemi i referimit. Edhe pse ka krijuar pak konfuzion pasi njerëzit nuk janë mësuar ende nëndrejtoresha e spitalit rajonal Shkodër Teuta Rjolli tregon se e gjithë puna është bërë për tu krijuar lehtësira pacientëve pasi kështu do të shmanget rradha e krijuar.
Ndërkohë pacienti duke iu referuar rregullave të vendosura duhet të jetë I pajisur me letren e referimit nga mjeku I lagjes, me kartën e shëndetit etj.
Nëndrejtoresha Rrjolli bën thirrje që njerëzit të jenë më të kujdesshmen dhe të mësohen me rregulla.
Ndërkohë nëndrejtoresha bën me dije se shumë shpejt sistemi I referimit do të vendoset edhe ne pavione të tjera .