Të rinjtë e Partisë Demokratike dhe LSI-se në një protestë simbolike i kanë vendosur Edi Ramës një tra, të cilin duhet ta kalojë për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel.
Protesta është organizuar nga FRPD gjatë mesditës së sotme.

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-se janë tubuar në hyrje të Surrelit, ku kanë vendosur traun, ashtu siç edhe Rama kërkon të vendosë tra për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Deklarata e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi:
Jemi sot këtu me të gjithë të rinjtë, në Surrel, për ti dhënë këtë dhuratë simbolike Kryeministrit Edi Rama për ta bërë atë të kuptojë sesi është të të vendosin traun në derën e shtëpisë dhe të vuajë ashtu siç i ka bërë ai të vuajë qytetarët shqiptar dhe qytetarët kuksianë.

Ne besojmë se Shqipëria është e të rinjve dhe njëherë e përgjithmonë gjithësecili prej nesh që është këtu,duhet të luftojë për të larguar Edi Ramën dhe grupimin e tij të njerëzve që bëjnë pazare me të në dëm dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Prandaj jemi sot këtu me këtë dhuratë simbolike e cila në qoftë se Edi Rama nuk merr masa për të liruar në mënyrë të menjëhershme qytetarët kuksian dhe për të hequr taksën e rrugës së kombit ne do ta kthejmë këtë dhuratë simbolike në një simbol të qëndresës dhe të revoltës rinore për të luftuar për qytetarët shqiptar,

kuksian sepse nuk mundet Edi Rama ti vendosi kufij qytetarëve shqiptarë por qytetarët shqiptarë do ti vendosin kufijtë Edi Ramës.

Sot po na vendos traun te shtëpia, po na vendos taksa dhe TVSH pa fund. Sot po vjen dhe po na merr frymën çdo ditë e më shumë, po nesër çfarë do të na bëjë. Do na vrasi të gjithëve ne ashtu siç na ka vrarë dhe na ka larguar nga Shqipëria.

Prandaj jemi sot të gjithë këtu të vendosur për këtë qëndresë por edhe për ta vazhduar në ditët në vazhdim për të luftuar sepse ne besojmë fort te vlerat e familjes, te vlerat për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri Europiane dhe nuk do të lejojmë Edi Ramën dhe oligarkët që ai ju shërben të pushtojnë Shqipërinë.

Protesta e të rinjve të PD-së dhe LSI-së nuk i ka pëlqyer Edi Ramës dhe për këtë arsye, policia ka vendosur që të shoqërojë dy drejtuesit e FRPD-së dhe LRI-së, Belind Kelliçin dhe Floida Kërpaçi, kjo e fundit deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i FRPD Belind Kellici dhe Kryetarja e LRI-se Floida Kerpaci janë shoqëruar në komisariatin e policisë numër 4 në Tiranë, pas protestës në Surrel!

Në vendin e protestës ka shkuar vetë shefi i Komisariatit numër 4, që ka kërkuar largimin e të rinjve protestues dhe ka bërë edhe shoqërimin e drejtuesve të dy forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 562 KG HASHASH, NJË NË PRANGA,
Artikulli tjetërDËSHTON GRABITJA E BANKËS, AUTORI KAPET TE DERA