Venecia u zgjua pas një nate frike nga përmbytjet ndërsa lartësia e ujit në qytet ka arritur në 187 centimetra, shumë pranë rekordit të vitit 1966 kur lartësia e ujit kapi shifrën 190 centimetra.

Por emergjenca nuk ka kaluar dhe alarmi i kuq është ende ‘i ndezur’, pasi një tjetër baticë e lartë pritet të mbërrijë në qytetin muze në qiell të hapur rreth orës 10 të mëngjesit.

Specialistët e inxhinierisë janë shprehur se nga përmbytjet e djeshme, bazilika e San Marco me shumë mundësi ka pësuar dëme të cilat për momentin është e pamundur të evidentohen.

Çdo gjë do të qartësohet pas tërheqjes së ujrave, por pritet që të paktën edhe për dy javë gadishulli të jetë i kërcënuar nga rreshjet e shumta.

Vetëm në një muaj Italia është goditur nga njëzet ciklone. Situata më e rëndë paraqitet në Basilicata, Campania dhe Kalabria. Prej motit të keq janë regjistruar edhe dy viktima.

Shumë shkolla janë mbyllur, rrugët janë shndërruar në shtrate lumenjsh dhe në mjaftë zona celularët nuk funksionojnë. Në dhjetë rajone në veri të vendit qëndron ende alarmi portokalli.

 

Artikulli paraprakRENDITJA GLOBALE E BB PËR TARIFAT E KORRUPSIONIT QË PAGUAJNË BIZNESET, SHQIPËRIA KRYESON PAS SIERRA LEONES
Artikulli tjetërRAMA FTON NË SHESH QYTETARËT: MOS E HUMBISNI TAKIMIN E MADH PËR BUJQËSINË (VIDEO)