Mbërrin sot në Tiranë Delegacioni i Komisionit të Venecias.
Pritet që ata të japin opinionin e tyre për çështjet e deleguara të cilat janë kërkesa e Metës për Kushtetuesen dhe rishikimi i paketës anti-shpifje. Në axhendën e tyre përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore.
Të hënën socialistët do të duhet të mbrojnë paketën antishpifje para Komisionit të Venecias në Tiranë, ndërsa Presidenti do të japë argumenta se pse vendosi ta rrëzonte ligjin për mediat audiovizive. Delegacioni në vizitën dy ditore do të dëgjojë edhe opozitën për të ndërtuar një opinion paraprak, ndërsa verdiktin final do ta japë në seancen e 20 marsit, bashkë me çeshtjen për Gjykatën kushtetuese.
Pavarësisht se mazhoranca e kishte vendosur që në fillim të 2020 të rrëzonte dekretet e Presidentit Meta për paketën antishpifje, një kërkesë e Këshillit të Europës në Venecia i prishi skenarin socialistëve. Për këtë arsye, Komisioni I Venecias do të diskutojë të hënën ballë për ballë me palet politike ligjin për ligjin për mediat audiovizive. Vizita e tyre dy ditore nis me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, më pas me kryetarin e grupit parlamentar socialist, të cilët do të mbrojnë ligjin para zyrtarëve të Venecias.
Paketa antishpifje është kundërshtuar nga gazetarët dhe nga ndërkombëtarët me argumentin se ligji për mediat audiovizive I jep AMA-s të drejtën për t’u shëndërruar në një organ censurues si dhe mund të vendosë gjobë deri në 1 mln lekë. Për të marrëë argumentat e palës tjetër, delegacioni do të shkojë të martën edhe në zyrën e Presidentit Ilir Meta.
Edhe pse kreu i shtetit i ka kërkuar mazhorancës të refklektojë me këtë ligj, socilaistët nuk e kanë dëgjuar, përkundrazi e kanë cilësuar si veprim politik kthimin e paketës për rishqyrtim. 3 prej 6 anëtarëve të delegacionit janë pjesë e Këshillit të Europës, të cilët e kanë çuar të parët antishpifjen në Venecia për të marrë një opinion më të specializuar.
Edhe pse në fillim hezitoi, pak ditë pas KiE-së edhe përfaqësuesuesi I OSBE-së për lirinë e Medias Harlem Desir ka kërkuar opinionin e Venecias. Në seancen plenare të 20 marsit, Komisioni do të japë edhe opinion përfundimtar për antishpifjen si dhe për Gjykatën Kushtetuese, për të cilën me 13-14 shkurt pritet mbërrijta e një tjetër delegacioni në Tiranë.