Këshilli rajonal i Venecias, që ndodhet pranë Kanalit të Madh, është përmbytur për herë të parë në histori, pak minuta pasi kishte miratuar masa për të luftuar ndryshimet e klimës.
Qyteti historik i Italisë është gjunjëzuar përballë përmbytjeve këtë javë, të cilat janë më të rëndat në 50 vitet e fundit.
Uji hyri deri te salla e këshillit, te pallati Ferro Fini, kur këshilltarët po diskutonin buxhetin rajonal të vitit 2020, dhe masat që duheshin marrë në lidhje me ndryshimet e klimës.