Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, u shpreh një ditë më parë se shpresonte që partitë politike dhe institucionet ta respektojnë opionionin e Venecias, duke theksuar se Reforma në Drejtësi është elementi kyç në luftën kundër korrupsionit.

E këto janë orët e ankthit pasi sot pritet qëndrimi zyrtar për ligjin e Vettingut. Komisioni i Venecias pritet të publikojë sot opinionin përfundimtar, në përgjigje për Gjykatën Kushtetuese e cila e ka pezulluar ligjin e Vettingut, më të rëndësishmin e Reformës në Drejtësi.

Në opinionin përfundimtar, ekspertët e Venecias pritet t’i qëndrojnë besnikë versionit ekzistues, duke theksuar se ligji nuk shkel asnjë nga Konventat Ndërkombëtare. Mediat kanë  siguruar një prej faqeve të përgjigjes që ekspertët i kthejnë Gjykatës Kushtetuese. Bëhej fjalë për një pjesë të përgjigjes për pyetjen e pestë të gjykatës, që lidhet me shqetësimin e ngritur nga opozita dhe gjyqtarët se ligji i Vettingut cënon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përsa i përket respektimit të jetës private dhe familjare të gjykatësve dhe prokurorëve.

Në bazë të dokumentit në fjalë, përgjigjja e kësaj pyetjeje, mesa duket është në favor të ligjit të Vettingut. Komisioni i Venecias nuk shikon shqetësues faktin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të deklarojnë për të kaluarën e tyre konktatet me persona të krimit të organizuar

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA-LUFTËTARI, SKUADRA SHKODRANE HUMBET 2-3
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY PERSONA NË KËRKIM, TË DËNUAR PËR DROGË DHE VJEDHJE