Të armatosurit marrin peng skuadrën e futbollit
Skuadra Trujillanos FC e divizionit të parë të Venezueës u grabit nga disa të armatosur në qytetin e quajtur Anzoategui. Atyre iu vodhën pothuajse gjithçka përfshi kamerat, topat e futbollit si dhe veshjet. Grabitja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës në zonën e quajtur Boca de Uchire. Pengmarrja e tyre zgjati 3 orë megjithatë nuk pati asnjë të lënduar. “6 persona me armë të kalibrit të lartë, mbajtën në panik lojtarët,” tha zëdhënësi i skuadrës në një deklaratë për shtyp. “Autobusi devijoi rrugën rreth 1 km dhe ata na vodhën pothuasje çdo gjë”. Të armatosurit kërcënuan se do të shpërthenin granata dore në bordin e autobusit për të mos lënë prova nëse autobusi kishte GPS. Shoqata Venezuelane e Futbollit në një deklaratë tha: “Skuadrat e futbollit, çdo ditë, udëhtojnë nga njëri vend në tjetrin por nuk janë të mbrojtur aspak në rrugën e tyre”.