Në planetin Venus gjenden vullkanë aktivë edhe sot. Këtë konfirmon një eksperiment i bazuar në të dhënat e misionit Venus Express të agjencisë hapësinore Evropiane, që zgjati nga vitit 2006-20014.

Sipas studiuesve të kërkimeve hapësinore të universiteteve amerikane, nga eksperimentet e bëra mbi një kristale të një minerali që gjendet në shkëmbinjtë vullkanikë, konfirmon hipotezën që atje vullkanet janë ende aktivë.

Ata kanë rikrijuar në laborator kushtet e sipërfaqes së planetit Venus më këtë mineral, me temperature deri në 470 gradë celsius, presion atmosferik 90 herë më të lartë se ai në Tokë.

Përtej eksperimenteve, edhe misioni Venus Express gjeti në sipërfaqen e Afërditës sasi të larta të këtij minerali, që sipas studiuesve tregon se ky planet është gjeologjikisht aktiv.

Nëse rezultatet e këtij studimi janë të sakta, thonë ekspertët, atëherë Venusi është i vetmi planet i sistemit diellor përveç Tokës me vullkane aktivë.

Artikulli paraprakKOBE, MË I MADH SE BASKETBOLLI – LAMTUMIRA E HERSHME E LEGJENDËS QË BËRI BOTËN TA DASHUROJË BASKETBOLLIN!
Artikulli tjetër‘DITA NDËRKOMBËTARE E HOLOKAUSTIT’/ META: S’DUHET TA LEJOJMË TË PËRSËRITET KURRË MË! KRENAR QË SHQIPËRIA I STREHOI