Gjimnazi Pjetër Mëshkalla vijon aktivitetet në përkujtim të veprës së 38 martirëve të kishës katolike.
Në ambjentet e muzeut të kujtesës në Shkodër është organizuar një aktivitet letrar ku në fokus kanë qënë kontributi i martirëve shqiptarë, në letërsinë shqiptare. Leta Dushi, mësuese e letërsisë pranë këtij gjimnazi në një intervistë për mediat është shprehur se keto personazhe kanë një kontribut të vecantë në vlerat dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Nxënësit e shkollës Pjetër Mëshkalla kanë interpretuar pjesë të veprave të martirëve, duke u ndalur tek disa prej këtyre personazheve vuajtjeve dhe tmerreve që ato përjetuan gjatë regjimit komunist në vend.