Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga vajza e tij e mitur, e cila pretendon se ka kryer vepra të turpshme.

“Në pranga u vu Qamil Lushi pas kallëzimit të vajzës së tij të mitur shtetësia L.L. 13 vjeçe, e cila pohon se babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme”,sqaron policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar i’ u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe 4 fishekë çiftje,të cilët i mbante pa leje. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vepra të turpshme”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”dhe”Dhunë në familje”parashikuar në nenet 108, 278 dhe 130/a të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA FLUTURON DREJT SINGAPORIT
Artikulli tjetërOBAMA NDRYSHON TRAKTATIN ME MBRETËRINË E SERBISË, E BËN ME REPUBLIKËN E KOSOVËS