Një 53-vjeçar u arrestua nga policia në Bulqizë pasi akuzohet për veprime të turpshme në publik, si dhe kundërshton me dhunë të punonjësit të policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat.
Në pranga u vu Haqif Dishmuça, 53 vjeç, banues në Burrel, i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Në njoftimin e policisë thuhet se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” “Goditje për shkak të detyrës”,
“Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Vepra të turpshme”.