Një pjesë e konsiderueshme e veprimtarisë së klerikut, filozofit, gjuhetarit dhe politikanit mirditor të shekullit të 20 “At Ambroz Marlaskaj” do të jetë në dorë të lexuesve.Materiale dhe dorëshkrime të papublikuara më parë që prej kohës së tij studentore e deri kur nderroi jete në Itali janë nxjerrë në dritë nga stërnipi i At Ambrozit, Ndoc Frroku. Baza kryesore për këtë botim ka qenë arkivi i shtetit thotë autori i këtij libri Ndoc Frroku.

Prezantimi i librit “At Ambroz Marlaskaj” u bë në Lezhë, përmes një aktiviteti të zgjeruar ku merrnin pjesë pasardhes, intelektual, njerez të letrave dhe shumë qytetar. Korrektusi i këtij botimi Ndue Dedaj dhe botuesi Frano Kulli e konsideruan këtë liber si një pasuri mjaft të madhe.

Ky është botimi i tretë që vjen për klerikun, filozofin, gjuhetarin dhe politikanin”At Ambroz Marlaskaj”. Ai lindi në vitin 1884 në Mirditë dhe vdiq në vitin 1939 në Romë të Italisë dhe pavarësisht përpjekjeve ende nuk dihet as varri i tij.

Artikulli paraprakBASHKIA PROJEKT PËR MUZETË
Artikulli tjetërSALI BERISHA I CILËSON VRASJET SI ‘GABIME’: RIKTHIMI I TRETË DO TË JETË MË I SUKSESSHËM