Mosha duket se nuk është më një ndër kriteret kryesorë të një klubi për të investuar në merkato. Këtë e fakton më së miri merkato aktuale teksa deri në këtë pikë, ata të cilët kanë lëvizur më së shumti janë futbollistët me një moshë të lartë, 30-vjeç e sipër.

Mjafton të përmendim transferimin më të fundit, Angel Di Maria. Argjentinasi është 34-vjeç, megjithatë Juventus nuk mendoi aspak për shifrën në pasaportën e sulmuesit duke i besuar eksperiencës së ish-lojtarit të PSG.

Nga ana tjetër, janë edhe rastet e Ivan Perisic që në moshën 33-vjeçare braktisi Interin për Tottenham në Premier League, ndërsa Sadio Mane u transferua në moshën 30-vjeçare nga Liverpool te Bayern Munich.

Ndërkaq, në listë për të ndryshuar ambient deri në përfundimin e merkatos janë edhe një sërë futbollistësh. Fjala është për Cristiano Ronaldon (37 vjeç), Robert Lewandowski (33 vjeç), Christian Eriksen (30 vjeç) apo edhe Neymar (30 vjeç).

Artikulli paraprakRama ndan foto nga plazhi i Velipojës
Artikulli tjetërBIE NDJESHËM NUMRI I TË PREKURVE ME COVID19, VETËM 290 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT,