Kjo verë pritet të jetë e nxehte dhe qarku i Lezhës është i rriskuar nga zjarret.Për këtë qëllim u zhvillua një takim nga Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrit dhe Shpëtimit, ku ishin të pranishem të gjithë aktoret vendore të përfshire në luften kunder kunder zjarreve nga të tre bashkitë e qarkut.Teksa prezantoi planin e masave Drejtori i Përgjithshem i Shërbimit Zjarrfikes Arben Cara kërkoi angazhimin maksimal të strukturave për tju paraprire dhe përballuar situatat që mund të krijohen, ndërsa ju kërkoi bashkive më shumë investime në shërbimin zjarrfikes.

Strukturat vendore në Lezhë kërkuan bashkëpunimin e të gjithë aktoreve për ta parandaluar zjarret dhe identifikuar autoret.

Gjatë veres së vitit 2023 Lezha pati disa vatra zjarri, ku situata më problematike u paraqit në kuroren e gjelbert të qytetit të Laçit, ku flaket shkrumbuan mbi 800 hektare pyje si dhe rrezikuan kishen “Shna Ndout” dhe disa banesa.

Artikulli paraprakHUMBI APELIMIN PËR “NON GRATA-N’ BRITANIKE, BERISHA ZBULON ‘KOMPLOTIN’ TRANSNACIONAL KUNDËR TIJ
Artikulli tjetërMENAXHIMI I MBETJEVE NË ZONAT TURISTIKE TË LEZHËS