Bashkia Malësi e Madhe vitet e fundit është kthyer në një nga destiancionet ë preferuara të turistëve për vetë resurset që ofron. Eristjan Smajlaj, përgjegjës I zyrës së turizmit në bashkinë Malësi e Madhe tregon se zhvillimi I bregut liqenor por edhe promovimi I zonave malore ka bërë që turistë vendas dhe të huaj të zgjedhin një nga këto zona për të kaluar pushimet.

Smajlaj tregon se Malësia e Madhe është e preferuar kryesisht nga turistët e aventurës.
Pikat turistike si Lëpusha, Tamara, Reçi, Razma dhe liqeni I Shkodrës janë ndër zonat më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bashkinë Malësi e Madhe.

Falë promovmit të bërë vitet e fundit, duket se edhe kjo bashki po merr vëmendjen e duhur për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor.

 

Artikulli paraprakSHIU I DENDUR, HUMB JETËN EFEKTIVI I FNSH
Artikulli tjetërSPORTI NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE