INICIATIVË E SHOQATËS “GRUAJA TEK GRUAJA”, NDIHMAT DREJT FSHATIT FERRAS. 1 ton e gjysmë ndihma ushqimore janë mbledhur në Qarkun Shkodër për t’i dërguar si ndihma banorëve të jugut që u prekën nga përmbytjet.
Drejtorja Rajonale e Shërbimit Social Valbona Tula tregon rreth kësaj nisme. Këtë nismë për mbledhjen e ndihmave e inicioi shoqata “Gruaja tek Gruaja” e cila më pas gjeti mbështetjen e institucioneve por edhe studentëve. Shumë zona të Qarkut Shkodër para 5 viteve përjetuan të njëjtën fatkeqësi, atë të përmbytjeve, ndaj erdhi edhe ky solidarizim për fshatrat e jugut që për disa qëndruan të përmbytur.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/3-l4fw9KeZQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]