Ministria e Kultures e ka lënë jashtë vemendje veriun e Shqipërise dhe shkrirja e këtij dikasteri, duke e bashkuar me Ekonominë dhe Inovacionin mund të jetë një manover politike për të zhdukur ndonjë gjurme korrupsioni.Kështu shprehet studiuesi Dom Nik Ukgjini, i cili prej vitesh vepron në mënyre vullnetare në restaurimin e objekteve të kultit monument kulture kryesisht në Qarkun e Lezhës.
Kjo reforme do e zbehë edhe më shumë punen dhe kultura nuk do të ketë vemendjen e duhur thotë Dom Nik Ukgjini.
Me riorganizimin e ri Ministria e Kultures është bashkua me Ekonominë dhe Inovacionin, ku minister është emeruar ish-kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor Blendi Gonxhe.