BËHET E DITUR SE DËBORA KA NISUR ME INTENSITET TË LARTË.Janë rikthyer në të gjithë rrethin e Kukësit reshjet e dëborës, të cilat shoqërohen me erëra të forta. Sipas informacioneve të mbledhura nga zonat e thella, bëhet e ditur se dëbora ka nisur me intensitet të lartë, ndërkohë që shpejtësia e erës është e konsiderueshme.
Në zonat e Shishtavecit dhe Morinit dëbora vijon që të bjerë, ndërkohë që në qytetet e Kukësit dhe Krumës reshjet bien me intensitet më të ulët.Aktualisht, dëborë me intensitet është duke rënë edhe në pjesën e Rrugës së Kombit, ku në terren kanë dal 8 mjete borëpastruese për të mbajtur të hapur rrugën, në të dyja korsitë, ndërsa qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.Deri tani nuk raportohet për zona të izoluara. Ndërkohë reshjet e dëborës kanë qenë të pranishme edhe në rrethin e Bajram Currit. Në qytetin e “Bajram Currit” trashësia ka arritur mbi 30 cm brenda një kohet të shkurtër, ndërsa në zona si Lekbibaj, Dragobi, Çerem, dhe Valbonë reshjet e dëborës janë të dendura dhe kanë arritur deri në mbi 50 cm,duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve dhe duke mbetur të izoluara.Kritike situata është në rrethin e Mirditës, ku trashësia e dëborës në fshatrat e komunave Selite, Fan, Kaçinar dhe Orosh ka mbërritur deri në 70 cm. Aktualisht nuk njoftohet për zona të bllokuara, ndërsa në rrugët që lidhin qytetin e Rrësheniet me Komunat kalohet vetëm me zinxhirë.Probleme reshjet e dëborës kanë shkaktuar edhe në Pukë dhe Dibër, kryesisht në zonat e thella malore. Reshjet vijojnë me intensitet që prej mbrëmjes së të shtunës, sakaq nuk ka akse rrugore te bllokuara dhe nuk është njoftuar për emergjenca.Borëpastrueset janë në terren se bashku me forcat e policisë rrugore për të shmangur çdo incident.