MINISTRIA E BUJQËSISË, APEL FERMERËVE TË MARRIN MASA. Moti me diell e temperaturat e larta ia kanë lënë vendin shirave erërave të forta dhe borës në zonat malore. Të gjitha këto ndryshime kanë ndodhur nga dita në ditë, si pasojë e një fronti atmosferik të ulët që zaptoi Europën Qëndrore dhe një pjesë të madhe të Europës Lindore.

Temperaturat kanë pësuar një ulje me 3 deri në 4 gradë, ndërsa në zonat malore kanë shkuar në minus zero gradë. Kështu raportohet se reshje bore kanë rënë në lartësinë mbi 500 metra, në Kukës, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm. Në lartësinë mbi 1 mijë metra ka pasur reshje dëbore edhe në Dibër e Pukë. E njëjta situatë edhe në Korçë, ku është mbuluar nga dëbora mali i Ostrovicës. Ndërkohë që edhe në ultësirën perëndimore të vendit parashikohet një mot me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Pritet që qarku i Lezhës e Shkodrës të preken nga stuhi të fortaDuke u nisur nga kushtet klimaterike, ku ultësira perëndimore e vendit pritet të pushtohet nga erërat e forta e shirat e dendur, Ministria e Bujqësisë i bën apel fermerëve të përgatiten për të mbrojtur të mbjellat.  Raportohet se në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës ka stuhi e forta, ndërsa reshjet e shiut janë prezente në të gjithë zonën perëndimore. “Fermerët të marrin masa për të mbjellat, ndërkohë që edhe Shtabi i emergjencës ndodhet në terren. Po ashtu edhe bordet e kullimit janë në gatishmëri për situatën”, thuhet në deklaratën e MB-së.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/trbEEq5gwmM?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PANARITI NË SHKODËR
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, SI ËSHTË SITUATA NË NËNSHKODËR