Veriu i Shqipërisë ka mungesë të aftësive profersionale në raport me tregun e punës, në dallim me pjesën tjetër të Shqipërisë, e cila vuan nga mungesa e kulturës.

Pas një studimi të realizuar nga UNDP në Shqipëri, u pa se të gjithë sektorët e veriut të Shqipërisë kanë mungesë të personave të kualifikuar.

Sipas drejtores së Zyrës së Punës në Shkodër, Rozafa Zmijani, më i prekshmi është turizmi, një ndër strategjitë kryesore të biznesit dhe punës.

Problemi i dytë i shfaqur në veri është mungesa e kulturës. Mungesë etike dhe komunikimi që në aplikimin në Zyrën e Punës.

Për të përmirësuar më shumë kulturën, Zyra e Punës në Shkodër ka filluar aplikimin e kurseve dy javore.

Në këtë studim bie në sy punësimi i ulët i grave. Zmijani shprehet se kjo ndodh për arsye se ai është përqëndruar në punët që zakonisht i bëjnë burrat, duke filluar nga energjitika apo minierat.

Përsa i përket të ardhmes, bizneset janë të interesuar edhe në fasoneri, për kamarierë, banakierë dhe padyshim edhe tregu call center.

Në të gjithë veriun u përfshin 456 ndërmarrje si pjesë e studimit, me në krye minierat dhe prodhimin e energjisë.

 

Artikulli paraprakRRENC, AKSIDENT ME 7 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHPËRNDAHEN 31 KARROCA ME RROTA