Ky është Kolë Vuçaj personi i parë i cili shkoi tek avioni i rrëzuar një ditë në Vermosh të Malësisë së Madhe me idenë për t’i dhënë ndihmë. 78 vjeçari është bari në atë zonë dhe ai ndodhej me bagëti kur ka dëgjuar krismën e rrëzimit të avionit dhe menjëherë ka shkuar aty për t’i ndihmuar por është përballur me një refuzim direkt të tre personave që ndodheshin aty duke i kërkuar që të largohet.
Kolë Vuçaj rrëfen se i ka vëzhguar nga largësia me dylbi dhe thotë kanë qenë tre persona, njëri bënte roje që të mos shkonte askush dhe dy të tjerët po transportonin gjëra nga avioni në një fouristradë me të cilën edhe u larguan pas afro një ore.
78 vjeçari thotë se nuk ka arritur që të dallojë se çfarë kishte avioni në brendësi por vetëm di që tre personat kanë bërë transport drejt fouristradës ndërsa dyshon se mund të kenë qenë edhe të armatosur sepse i kanë bërë tri herë thirrje që të largohet.
Bariu i Vermoshit dyshon se tre personat avionin e vogël që bëri një ulje të detyrueshme kanë dashur ta përdorin për të bërë transport të drogës.