Sekuestrohet 62 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva në Pikën Kufitare Bashkimi, Vermosh Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër
në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër, ku u arrit që: Më datë 25.12.2016, në afërsi të Pikës Kufitare Bashkimi, në breg të lumit “Gërçarë”, fshati Vermosh, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë kufitare të Malit të Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: * 4 thasë dhe një çantë dore, ku në total me një sasi prej 62 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva . Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.