Zonat malore turistike të Vermoshit dhe Lepushës në Malësinë e Madhe gjatë sezonit të verës kanë patur një rënie të numrit të vizitorëve. Edhe pse çmimet atje nuk kanë pësuar ende rritje dhe ofron një natyrë të bukur e ushqime bio, nuk ka patur të njëjtin ritëm pune si vitet e mëparshme.

Një shqetësim për banorët e Vermoshit dhe Lepushës është boshatisja e fshatrave çdo ditë e më shumë. Disa bujtina në këto zona turistike janë mbyllur sepse pronarët e tyre kanë emigruar.

Ikja e banorëve të Vermoshit dhe Lepushës ka bërë që të mos ketë as punëtorë në këto zona duke detyruar pronarët e bujtinave që të bëjnë çdo punë vetë.

Vermoshi dhe Lepusha janë dy prej zonave turistike më të bukura në vend, me një natyrë të virgjër dhe shumë shtigje ende të paeksploruara nga vendas e të huaj. Të dy këto fshtra turistik mund të vizitohen në të katër stinës duke ofruar peisazhe plot jetë e ngjyra por mungesa e kushteve të jetesës për banorët ka bërë që edhe këto zona të braktisen.

Artikulli paraprakBERISHA: BUXHETI NUK U PËRKUSHTOHET QYTETARËVE, POR INVESTIMEVE KAPITALE SI NË DIKTATURË KUR NDËRTOHESHIN BUNKERË E TUNELE
Artikulli tjetër34 VITE NGA MESHA E PARË PAS DIKTATURËS