Ne fillim te stinës se pranverës zona e Vermoshit pritet te mbulohet me sinjal te plote te telefonisë
dhe internetit kjo fale bashkeinvestimit qe po kryhet nga 3 operatoret telefonik duke shtrire kabullin optik njekohesisht me punimet qe po kryhen ne rruge. Nje fakt i tille behet i ditur nga drejtori i përgjithshme i akep Pirro Xhixho. Ky bashkëpunim vjen pas koordinimit dhe marrëveshjes së arritur me AKEP në muajin maj të këtij viti.
Specifikisht në këtë zonë, ALBtelecom do të kryejë lidhjen me fibra optike, përmes të cilave do të mundësohet ofrimi i shërbimeve të telefonisë dhe internetit nga të tre operatorët. Ndërkohe Ky projekt është një mbështetje të madhe edhe për zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe për turzimin.”