Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka paralajmëruar se do t’i rikthehet televizionit tashmë me një projekt të ri që ka të bëjë me një emision televiziv.
Projekti i saj do të jetë pjesë e televizionit KTV. Projekti më i ri që do të marrë këngëtarja do të quhet “E diela me Vesën”, i cili pritet të nisë gjatë muajit prill dhe do të jetë një emision që do të transmetohet çdo fundjavë. “Miq të mi të dashur, jam shumë e lumtur që ndaj me ju këtë fotografi nga projekti im i ri ‘E diela me Vesën’ në KTV”, shkruan Vesa në rrjetet sociale.