Prej muajit dhjetor të vitit që lam pas veshja tradicionale e gruas mirditore, mban statusin ”Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (shpirtërore)”. Vendimi u miratua nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, me propozim të Unionit Mirdita, ku pjesë e grupit të punës të cilët përgatiten dosjen ishin historian, jurist, akademik dhe etnologë.Veshja e Mirditës ka një histori të lashtë që në kohet ilire dhe po trashegohet brez pas brezi thotë drejtuesi i info-kulla Mirdita Nik Nikolli.

Ky vendim i hap rrugë vlersimit nga UNESCO të veshjes Mirditore thotë kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, sipas të cilit kjo është mënyra më e mire e nxjerrjes në pah dhe promovimit të vlerave që ka kjo treve e pasur me histori, kulture dhe traditë.

Veshja e Gruas së Mirditës është një nga objektet më unike të trashëgimisë jomateriale, që mbart elementë autentikë, kulturorë, etnografikë, sikurse krahina e Mirditës Dëshmitë e para të krijimit të kësaj veshjeje vijnë nga Mesjeta, por në qëndismat e gunës (xhupit) të gruas mirditase janë të ruajtura shumë simbole mitike dhe kulti që i përkasin kulturës së hershme iliro-arbërore.Veshja mirditase përmendet edhe në kujtimet e Edith Durham, si dhe nga studiues dhe udhëtarë të tjerë që kanë pasur fatin ta shohin e ta studiojnë.

Artikulli paraprakI MOSHUARI QËLLON NGA BALKONI, 3 ORË OPERACION
Artikulli tjetërRAMA MBLEDH QEVERINË NË SHËNGJIN