E shpallur Vlerë Kombëtare e Trashegimisë Kulturore Jomateriale, veshja e gruas Mirditore u bë burim frymëzimi për dy artiste të kësaj krahine, rapsodit Llesh Prenga dhe këngëtares Angjelina Nikolli.Përmes tingujve të çiftelisë, ata i këndojnë kësaj veshje të lashtë, ndërsa rapsodi tregon si erdhi projekti i kënges “Kryq e Shqipe i ka Mirdita”.
Qëllimi kryesor i këtij projekti muzikor është ruajtja e traditës, por problem mbetet mungesa e kostumeve.
E trasheguar ndër breza veshja e gruas mirditore ka gdhendur një vend të veçantë në faqet e historisë thotë këngetarja Angjelina Nikolli, ndërsa me këtë këngë është përmbushur amaneti i të pareve për të ruajtur këtë pasuri.
Mirdita është një krahinë e pasur me kulture, tradite dhe histori, ndaj dhe ruajtja dhe përçimi tek brezi i ri shihet si domosdoshmeri.