Dhjetra punonjes të Portit të Shëngjinit rrezikojnë të dalin të papunë, për shkak të reformes që do të bëhet në këtë institucion i cili mujit fundit po përballet me vështiresi të shumta financiare.Shqetësimi është ngritur nga kreu i Konfederates së Sindikateve në Qarkun e Lezhës Pjeter Gjikolaj, sipas të cilit ndërmarrja ka shpërndarë një njoftim dhe shkurtime do të ketë në të gjitha sektoret.Gjikolaj e konsideron këtë proçes anti ligjor, pasi nuk janë bërë pjesë e grupit të punes që do të bëjë reformen.
Një prej punonjesve të portit u druhet frikes se kjo reforme po bëhet për qëllime politike, duke larguar specialistet dhe lënë në punë ata përsona që nuk paraqite asnjë ditë tek porti por i shërbejnë partisë në pushtet.
Porti Detar i Shëngjinit ka aktualisht 116 punonjes, por mungesa e të ardhurave e ka vënë në vështiresi financiare këtë institucion duke sjellë vonesa në paga, ndaj dhe po ndërmerret kjo reforme me qëllim shpëtimin nga falimenti.