Prania e kafshëve në segmentin e rrugës së Arbrit në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klosit është kthyer në burim aksidentesh. Prej ditësh mjetet që lëvizin në drejtim të Dibrës, Bulqizës, Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas po përballen me kafshë në rrugë, të cilat potencialisht janë bërë rrezik për ta. Automjetet përballen në befasi kryesisht në kthesa me kafshët shtëpiake. Ata rrezikojnë ose të përplasen me to ose të dalin nga rruga.

Ndërkohë, në rrugën jo vetëm që mungon rrethimi i nevojshëm që këto kafshë të mos futen aty, por mungon edhe sinjalistika. Edhe pse është një rrugë që kalon përmes fshatit dhe prania e kafshëve është e paevitueshme, asnjë tabelë nuk është vendosur që të paralajmërojë drejtuesit e mjeteve.

Në këto kushte, specialistët e qarkullimit rrugor shprehen se rreziku për të patur aksidente si pasojë e pranisë së kafshëve të ndryshme në rrugë është i madh, sidomos tani që dhe ka përfunduar e gjithë rruga, ndonëse shpejtësia e lejuar nuk është shumë e madhe.

Artikulli paraprakKAMPIONATI I TË RINJVE NË BOKS
Artikulli tjetërMETA TAKON DAVUTOĞLU, JA PËR ÇFARË U DAKORDËSUAN