Pas vetedorzimit në Polici, më datë 28.06.2016 u bë ndalimi i shtetasit J.K, 17 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar urdhrin e ndalimit në mungesë në datë 29.04.2016, për veprat penale; “Vrasje me dashje” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 76, 25, 22 dhe 278/3 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Më datë 28.06.3016 nga Policia e Shkodrës dhe nga shërbime të Stacionit të Policisë Kufitare Shkodër, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies, 393 (treqind e nëntëdhjetë e tre) bimë gjithsej të dyshuara Cannabis – Sattiva në Njësitë Administrative Karmë Bashkia Vau Dejës, në Shkrel Malësi e Madhe dhe në Velipojë Bashkia Shkodër. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprak393 BIMË CANNABIS SATTIVA ASGJËSOHEN NGA AKSIONI I POLICISË
Artikulli tjetër“SESION INFORMUES: REZOLUTA 1325”