Autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Viktorjan Pikacu janë dy italianë. Mediat fqinje shkruajnë se ata të dy u vetëdorëzuan mbrëmjen e së enjtes në polici. Identitetet e tyre nuk dihen ende, megjithatë ata mësohet se janë nga provinca e Corato-s në Bari. Ata iu dorëzuan hetuesve pas disa orësh arrati.
Mbrëmjen e së mërkurës 24-vjeçari Picaku ndodhej në sheshin “Abbazia” të Coratos, kur autorët, të cilët lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të tij duke i marrë jetën. Në vendngjarje kishte shumë njerëz, përfshirë fëmijë.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, mbeten mister. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë atë të një krimi pasioni.
Ky është edhe versioni i pretenduar nga familjarët e të riut me origjinë nga Mirdita, i cili kishte rreth një vit që jetonte në Itali. Të afërm të viktimës rrëfyen të mërkurën së shkak për vrasjen e të riut ishte bërë një incident i ndodhur disa ditë më parë në Corato.
Sipas tyre, Viktorjani kishte ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë e cila po dhunohej nga një italian dhe në hakmarrje ai e qëlloi 24-vjeçarin për vdekje.
Familjarët hodhën poshtë aludimet për lidhje kriminale të të riut, fakt ky i konfirmuar edhe nga autoritetet italiane sipas të cilëve Picaku nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.