Vetëdorëzohet i dyshuari për grabitjen e bankës në Tiranë .“Nuk kam lidhje me ngjarjen, tërhoqa para”

Erjon Goxhaj quhet personi, fotoja e te cilit u cilit u shpernda nga policia si person I dyshuar se ka qene pjese e grabitjes me arme ne filialin e nje banke te nivelit te dyte ne zonen e “21 dhjetorit”, ngjarje kjo e ndodhur mengjesin e djeshem. Ai eshte paraqitur vete sot para policise per te deklaruar se nuk ka lidhje me kete ngjarje dhe se ka qene ne banke per te terhequr para ne bankomat. Policia po verifikon nëse dëshmia e tij përputhet me veprimet që ai thotë se ka kryer pranë bankomatit. Dje, rreth ores 08.30 dy grabitesit te cilet levizin me nje motor te vogel kryen grabitjen ne arme. Njerit prej grabitesve gjate largimit nga vendngjarja i ka rene arma tip pistolete. Dyshohet se grabitesit kane marre nje shume prej rreth 5 milione lekesh.

Artikulli paraprakEVROPA NËN FRIKËN E KËRCËNIMEVE, MASA EKSTRA PËR FESTAT E FUNDVITIT
Artikulli tjetërHOMAZHE NË BERLIN PËR 12 VIKTIMAT E SULMIT TERRORIST