Historiani 63-vjeçar nga Lezha Pal Trashaj i cili u veteflijua me fotoksinë mesditen e së martës para ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme në Tiranë, nuk vrau veten por e vrau padrejtësia.Kështu shprehet shoku dhe bashkëpunëtori i 63-vjeçarit Marçel Lacaj i cili tregon dhe takimin dhe biseden e fundit që ka patur me të ndjerin i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotem në Tiranë.

Në banesen ku jetonte Pal Trashaj në Pllanë të Lezhës, familja ka hapur dyert e mortit.Vdekja e tij ka tronditur fqinjet dhe bashkëfshataret e 63-vjeçarit, të cilët thonë se ai ishte njeri i respektuar në zone, por padrejtesia që i eshte bërë e detyruan të ndërmerrte këtë veprim.

Pal Trashaj kishte një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra dhe kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.Për këtë problem 63-vjeçari ju ishte drejtuar disa institucioneve dhe organeve të drejtësisë, por që nuk kishte gjetur zgjidhje, çka duket që e detyroi që të kryente dhe aktin e rëndë para dyerve të SPAK.

Artikulli paraprak30-40 VIZITA NË DITË NË SPITALIN E KOPLIKUT
Artikulli tjetërSEZONI NË LEZHË, MJETET LUNDRUESE NË MONITORIM